Vlorë, moti i keq, “zhduket” rëra që u hodh për Lungomaren

Publikuar tek: aktualitet, më 16:03 30-01-2015 Vlorë, moti i keq, “zhduket” rëra që u hodh për Lungomaren

Kështu ndodh kur punët nisin në dimër. Kjo video dhe këto foto që vijnë nga Vlora tregojnë gjendjen e vështirë që shihet për punëtorët në Lungomare në këtë qytet. Koha e keqe, dëmton seriozisht që rëra e hedhur buzë detit për lungomaren të shkojë dëm. Deti i egërsuar po vjen deri afër duke e marrë rërën.

Ndërkohë që makinat e firmës që ka marrë punimet për ndërtimin e Lungomares janë të vendosura në anë, pa punuar për shkak të kushteve atmosferike.

Në fakt, menjëherë pas hapjes së procedurave për ndërtimin, firma filloi të punojë dhe u tha se kryeministri Edi Rama do të shkonte në fillim të këtyre punimeve për inaugurimin e tyre. Kryeministri nuk shkoi. Makinat punuan për disa ditë, dhe menjëherë filloi moti i keq që rrezikon sërish punimet.

Faza e parë e punimeve në Lungomare është 1.8 miliardë lekë dhe fituese është firma “Riviera” sh.p.k. Deri tani nuk është dhënë një afat përfundimtar për fazën e parë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mblidhet KQZ, Denar Biba zgjidhet nënkryetar
Bllokohet aksi rrugor Tiranë – Elbasan, shkak reshjet e shiut »
Article Logic
Execution time: 0.011599063873291
array(1) { ["section"]=> string(59) "vlore-moti-i-keq-zhduket-rera-qe-u-hodh-per-lungomaren-1940" }