Polica e Vlores arrestoi në flagrancë dhe shtetasin Aleksander Rakipaj që po ushtronte dhunë ndaj Kostandin Rakipaj. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në lagjen "24 Maji" të qytetit të Vlorës. Kostandin Rakipaj po dhunohej nga nipi i tij Aleksander Rakipaj, 28 vjeç, dhe pas njoftimit të marrë në sallën operative, policia ka shkuar menjëherë në vendgjarje për ta neutralizuar dhe arrestuar të riun.
Nga kontrolli i banesës atij i është gjetur një armë zjarri tip pushke si dhe 40 cope fishekë, që mund të perdoreshin gjatë një përshkallezimit të konflitit.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Vlorë për veprat penale të "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Dhunë në familje"