Vlorë, policia arreston në flagrancë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh” shtetasin Olgert Osmeni, 25 vjeç, banues në Vlorë, person me precendentë penale për narkotikë. Arrestimi i tij u krye pasi është kapur në lagjen 29 Nëntori dhe nga kontrolli personal i ushtruar ndaj tij janë gjetur 5 doza lëndë narkotike e ngjashme me atë të llojit kokainë, të cilën e shiste në qytet.
Ndaj këtij shtetasi kishte informacione të marra në rrugë operative për shitje e trafikim të lëndëve narkotike. Materialet e policisë iu kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.