Vlorë, pranga 6 personave, pronari i ujit “Cika” vidhte energjinë për fabrikën

Publikuar tek: aktualitet, më 09:32 03-04-2015 Vlorë, pranga 6 personave, pronari i ujit “Cika” vidhte energjinë për fabrikën Foto ilustruese

Policia e Vlorës bën të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar gjashtë shtetas, tre prej të cilëve me akuzën e vjedhjes, dhe dy të tjerë për drejtimin e makinës pa patentë. 

Sipas njoftimit të zyrës për shtyp, u vu në pranga shtetasi Andon Ribaj, 35 vjeç për vjedhje të energjisë elektrike, banues në fshatin Hor Vranisht. Ky i fundit në banesën e tij, por edhe në biznesin e vet fabrikën “Uji Çika” u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Po ashtu u arrestua shtetasi i shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike Minella Zharra, banues në Vlorë. Për të, gjykata e Vlorës kishte dhënë dy muaj burg për vjedhje të energjisë elektrike.

Një tjetër shtetas, një i ri 24 vjeçar Aleksandër Barjami, ishte shpallur në kërkim për “Përvetësim të sendeve të vjedhura”. Banues në fshatin Palasë, ky shtetas, u arrestua ndërkohë që materialet i kaluan prokurorisë.

Në flagrancë, për drejtim të mjetit pa patentë u arrestua Andon Llazaj 40 vjeç dhe Seit Pazaj 42 vjeç. Një arrestim për drejtim mjeti pa patentë u bë edhe në Sarandë për shtetasin 20 vjeçar Marjo Harizi, banues në Qafë Gjashtë. Ai dispononte një motor por nuk kishte leje drejtimi. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Krimi brenda familjes/ Mullet, xhaxhai vret me çifte nipin, më pas edhe veten
Shtohen bazat e prostitucionit, Engjellushe Emini e Luljeta Dervishi në pranga në Elbasan »
Article Logic
Execution time: 0.013152122497559
array(1) { ["section"]=> string(79) "vlore-pranga-6-personave-pronari-i-ujit-cika-vidhte-energjine-per-fabriken-7696" }