Policia e Vlorës ka sekuestruar në një autobus me pasagjerë që do të nisej për në Itali, 5.8 kilogramë kanabis sativa. U arrestuan edhe dy drejtuesit e autobusëve.
Vaji i lëndës narkotike ishte i fshehur në brendësi të një bidoni me vaj ulliri dhe i ishte dhënë shoferit të autobusit si porosi për t'u dorëzuar në qytetin e Bolonjës. Autobusi u ndalua në portin e qytetit pak çaste para se të inbarkohej në tragetin e linjës për në Itali.
Policia prangosi drejtuesit e autobusit të shoqërisë së transportit të udhëtarëve "Hermes Travel”. Lënda narkotike ishte e paketuar në 34 cilindra, të cilët ishin vendosur brenda një bidoni plastik 30 kilogramë, i cili krahas lëndës narkotike ishte mbushur me vaj ulliri, dhe që do të dërgohej për në Itali si porosi.
Policia deklaroi se po heton dy shoferët e autobusit dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e pronarit të porosisë.