Vlorë, tërmet në administratën e bashkisë, dorëhiqet nënkryetari dhe drejtori i shërbimeve publike

Publikuar tek: aktualitet, më 10:50 25-11-2015 Vlorë, tërmet në administratën e bashkisë, dorëhiqet nënkryetari dhe drejtori i shërbimeve publike Arben Beqiraj, ish-nenkryetar i bashkise Vlore

12 vite pasi mbajti detyrën e nënkryetarit të Bashkisë, me Shpëtim Gjikën, Arben Beqiraj, i paraqiti dorëheqjen kryetarit të Bashkisë, Dritan Leli. 

Në letrën e dorëheqjes, Beqiraj thotë se katër muaj pasi Leli u zgjodh në zyrën e kreut të Bashkisë, ditën e djeshme, kishte hyrë për herë të parë në zyrën e tij.

“Në kushtet e mungesës totale të komunikimit dhe të bashkëpunimit në funksion të diskutimit dhe vendimmarrjes në nivelet drejtuese të Bashkisë Vlorë, por edhe të koordinimit të strukturave të brendshme të bashkisë mes tyre, ndërmjet Jush, si Kryetar i Bashkisë Vlorë dhe meje si Nënkryetar për Komunikimin dhe Shërbimet Mbështetëse, edhe pas gati 4 muaj nga qenia Juaj në këtë detyrë; duke besuar se do të bëni më të mirën për komunitetin e Bashkisë së Vlorës dhe zhvillimin e gjithë territorit që administrohet prej saj, në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe funksionimit të demokracisë lokale në këtë hapësirë territoriale, duke menduar se drejtimi i institucionit të Bashkisë kërkon një nivel më të gjerë dhe më të lartë të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit mes strukturave vendimmarrëse dhe zbatuese, paraqes dorëheqjen time të parevokueshme si Nënkryetar i Bashkisë Vlorë për Komunikimin dhe Shërbimet Mbështetëse, duke shpresuar që ky akt të ndihmojë në krijimin e klimës së bashkëpunimit të kërkuar për realizimin me sukses të Reformës Administrativo-Territoriale dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore në funksion të saj” thotë Beqiraj ne tekstin e dorëheqjes.

Por vlerëson edhe punën e tij me Shpëtim Gjikën. “Ndjehem shumë i nderuar për bashkëpunëtorët dhe administratën e Bashkisë Vlorë me të cilët kam ndarë këto angazhime, duke i vlerësuar me konsideratat më të larta. Zoti Kryetar i Bashkisë Vlorë, Ju uroj suksese në përmbushjen e obligimeve tuaja në këtë detyrë”, perfudon deklrata e Beqirajt.

Arben Beqiraj është drejtuesi i dytë që jep dorëheqjen nga andministrata e bashkisë së Vlorës. Pak ditë më parë dha dorëheqjen, drejtori i Shërbimeve Publike, Hertel Shehu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Falsifikonin detergjent me logon e “Ariel”, pranga dy personave në Tiranë (Video)
Shkarkohet drejtori i burgut në Tepelenë »
Article Logic
Execution time: 0.011215925216675
array(1) { ["section"]=> string(102) "vlore-termet-ne-administraten-e-bashkise-dorehiqet-nenkryetari-dhe-drejtori-i-sherbimeve-publike-26240" }