Vlorë, vidhen 11 lopë por hajdutët e pësojnë nga policia

Publikuar tek: aktualitet, më 16:13 18-05-2017 Vlorë, vidhen 11 lopë por hajdutët e pësojnë nga policia

Policia e Vlorës ka arrestuar 3 shtetas për “vjedhje të kryer në bashkëpunim”.

Disa ditë më parë në fshatin Mërtiraj janë vjedhur 11 bagëti (lopë) në stallën e 31 vjeçarit P.I.

Njoftimi:

Vlorë Policia finalizon operacionin e koduar “Trubulli” ! Si rezultat, arrestohen 3 shtetas për vjedhje në bashkëpunim, me qëllim përvetësimin e parave midis njëri-tjetrit ! Arrestohen shtetasit:

1- Barjam Xhelaj, 61 vjeç, banues në Vlorë.

2- Ilir Meraj, 38 vjeç, banues në Vlorë.

3- Gëzim Shahaj, 63 vjeç, banues në fshatin Peshtan, Fier.

Më datë 15.05.2017, në fshatin Mërtiraj, Njësia Administrative Vllahinë – Bashkia Selenicë, gjatë natës, persona të paidentifikuar kanë vjedhur 11 bagëti të trasha (lopë) në stallën e shtetasit P.I., 34 vjeç, me banim në këtë fshat.

Si rezultat i këtij operacioni, pas hetimeve të kryera nga ana e policisë, më datë 18.05.2017 është bërë e mundur identifikimi i menjëhershëm, kapja dhe ndalimi i shtetasve të mësipërm, si autorët e dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.

Në bazë të hetimeve të kryera, ka rezultuar se këta 3 (tre) shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi kanë vjedhur krerët e lopëve, i kanë transportuar ato me ndihmën e automjetit tip Furgon me targë AA 309 GJ në pronësi të shtetasit Ilir Meraj, duke i strehuar në një vend të posaçëm pranë banesës së shtetasit Gëzim Shahaj në fshatin Peshtan të Fierit.

Policia ka gjetur një pjesë të gjësë së gjallë (8 krerë lopë) si dhe ka bllokuar mjetin tip Furgon. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 287/b të Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush janë qendrestarët e fundit në çadër, ç’po ndodh tani në zemër të Tiranës (FOTOT)
Udhëzimi i ri i MAS, këto janë ndryshimet që pëson Matura shtetërore »
Article Logic
Execution time: 0.01078200340271
array(1) { ["section"]=> string(61) "vlore-vidhen-11-lope-por-hajdutet-e-pesojne-nga-policia-79099" }