Ditën e djeshme, me rastin e 1 Qershorit në ambjentet e QSUT u bë inaugurimi i një suksesi të përbashkët për përmirësimin e cilësisë së shërbimit në pavionin e Onkohematologjisë përmes pajisjeve të reja qe u blenë nga projekti shumë i dashur "Ti je një luledielli" dhe kompania Vodafone Albania, ku falë kontributeve me blerjen e bluzave u mundësua realizimi i misionit me blerjen e aparaturës respiratore dhe poltronave për këta fëmije.
Pjesë e rëndësishme e fushatës ishte edhe mbështetja e Vodafone Albania, e cila përpos blerjes së 450 bluzave, kompania nëpërmjet Fondacionit të saj kontribuoi në blerjen e një Aparature Eko të teknologjisë më të fundit për këtë spital, si dhe disa aksesore të tjerë të nevojshem për këta fëmijëe.
Të pranishëm në këë aktivitet ishin:
1. Drejtoresha e Spitaliat Pediatrik Tiranë, Anila Godo
2. Iniciatorja e fushatës "Ti je nje luledielli", Albana Osmani
3. CEO i Vodafone Albania, Dietlof Mare.