Vodafone Albania, i pari biznes në vend që paguan pagë të plotë për punonjësit me leje lindje

Publikuar tek: aktualitet, më 18:38 16-03-2015

Në kuadër të javës ndërkombëtare të gruas, Vodafone Albania njoftoi sot se do të jetë kompania e parë në vend që do të zbatojë një standard minimal të përfitimeve nga leja a lindjes, politike kjo që zbatohet në të gjitha kompanitë Vodafone në botë. Deri në fund të vitit 2015, gratë në të gjitha pozicionet në 30 kompani Vodafone në Afrikë, Lindjen e Mesme, rajonin e Azisë dhe Paqësorit, në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara do të përfitojnë një periudhë prej të paktën 16 javësh leje lindjeje të paguar plotësisht, si dhe pagë të plotë për 30 orë pune në javë për periudhen e gjashtë muajve të parë pas kthimit në punë.

Përveç Organizatës së Kombeve të Bashkuara, janë shumë të pakta kompanitë me shtrirje globale dhe akoma dhe më të pakta korporatat shumëkombëshe që zbatojnë politika të tilla për lejen e lindjes.

Kjo politike e re globale do të sjellë një ndryshim thelbësor në jetën e mijëra punonjëse femra të Vodafone në vende ku legjislacioni vendas ka parashikime te tjera ligjore për lejen e lindjes.

Zbatimi  i kësaj politike lehtësuese për femrat që punojnë, rithekson fokusin që Vodafone Albania  i jep fuqizimit të rolit të gruas në biznes duke mos sakrifikuar rolin e saj të rëndësishëm në familje. Falë këtyre politikave, kompania siguron rikthimin në punë të nenave te reja, eksperienca dhe dijet e të cilave janë aq me vlerë për kompaninë.

Kjo politikë e re lidhet jo vetëm me të ardhurat e një nëne por njëkohësisht promovon fleksibilitetin në punë për nënat e reja të cilat do të punojnë me pak dhe do të marrin një pagë të plotë, duke ju ardhur në ndihmë femrave që punojnë në periudhën më të bukur por edhe më impenjative për to. Në këtë mënyrë lehtësohet procesi i rikthimit në punë si dhe promovohet një familje dhe karrierë e shëndetshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kërkon të dal në emisionin “Opinion”, 24 vjeçari kërcënon se do të hidhet nga kati i tetë
Pezullohen 8 punonjës nga dogana e Kakavijës, akuzohen për kontrabandë »
Article Logic
Execution time: 0.01253604888916
array(1) { ["section"]=> string(97) "vodafone-albania-i-pari-biznes-ne-vend-qe-paguan-page-te-plote-per-punonjesit-me-leje-lindje-6088" }