Vodafone Albania i vetmi operator që ofron eksperiencën 4G në 102 destinacione në botë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:46 27-02-2017 Vodafone Albania i vetmi operator që ofron eksperiencën 4G në 102 destinacione në botë

Sipas studimit të fundit të kompanisë ndërkombëtare të research-it Ovum, Vodafone Albania është renditur i pari në treg persa i përket numrit të destinacioneve ku ofron eksperiencën 4G në roaming.

Kompania prestigjoze e studimeve te tregut Ovum analizoi 18 tregje ndërkombëtare ku rezultoi se Vodafone është lider në të gjitha këto tregje persa i përket  mbulimit me internet 4G roaming.

Sipas këtij studimi, në shumicën e këtyre vendeve Vodafone mundëson internet 4G në dy-fish më shumë destinacione se kunkurentët.  

“Në një botë të lidhur në internet, klientët e telefonisë celulare kanë gjithnjë e më shumë nevojë  të jenë të lidhur me cilësinë më të mirë të internetit edhe kur udhëtojnë jashtë shtetit. Me Vodafone, klientët mund ta shijojnë maksimalisht kohën e tyre jashtë shtetit pasi kanë mundësi të shijojnë eksperiencën e internetit të shpejtë 4G  në një numër të madh vendesh pa u shqetësuar për kostot” – tha drejtoresha e operacioneve komerciale dhe e strategjisë në Vodafone Group, Serpil Timuray.

Pjesë e studimit ishte edhe Shqipëria, ku rezultoi se Vodafone Albania është operatori i vetëm në Shqipëri që ofron experiencën 4G për klientët në mbi 102 destinacione nëpër botë.

“Në Vodafone shfrytëzojmë maksimalisht mundësitë që na ofron teknologjia.  Në këtë kuadër,  bëjmë  të mundur që klientët tanë të kenë komunikim të pandërprerë kurdo dhe kudo që ata ndodhen. Ishim të parët që prezantuam teknologjinë 4G në treg dhe në më pak se 2 vite nga lançimi, jemi të parët që ofrojmë eksperiencën 4G për klientët tanë në 102 destinacione nëpër botë.  Kjo është vërtetë një arritje,  dhe  ne do të vazhdojmë të jemi pararojë e zhvillimeve më të fundit teknologjike në vend me qëllimin për të ofruar shërbimet më cilësore dhe lehtësuese për klientet tanë” – tha drejtori i përgjithshëm i Vodafone Albania, Dietlof Mare.

Zbuloni 102 destinacionet në linkun e mëposhtem:

http://www.vodafone.al/vodafone/Vodafone_4G_Roaming_4661_1.php

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy vajzat nga Tirana rrëfejnë tmerrin: Na tërhoqi zvarrë, do na fuste në makinë…
Lëvizte i armatosur, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal »
Article Logic
Execution time: 0.010832071304321
array(1) { ["section"]=> string(92) "vodafone-albania-i-vetmi-operator-qe-ofron-eksperiencen-4g-ne-102-destinacione-ne-bote-70139" }