Vodafone Albania mbështet të rinjtë me mundësi unike karriere, aplikimet për Discover Vodafone 2015

Publikuar tek: aktualitet, më 11:07 18-06-2015 Vodafone Albania mbështet të rinjtë me mundësi unike karriere, aplikimet për Discover Vodafone 2015

Vodafone Albania nuk rresht së ofruari mundësi zhvillimi dhe karriere për ata që nesër do të jenë drejtuesit dhe kontribuesit më të mëdhenj të shoqërisë, të rinjtë. Prej disa vitesh, Vodafone Albania sjell mundësi reale për të sapodiplomuarit e talentuar duke mundësuar zhvillimin e skemës globale të zbulimit të talentëve “Discover Vodafone” (Zbulo Vodafone) në Shqipëri. Kjo skemë e veçantë, e zbatuar njëlloj në të gjitha kompanitë e Grupit Vodafone, integron teknikat më të përparuara të identifikimit të talenteve të reja dhe ju hap dyert e një karriere të shkëlqyer në Vodafone.

Kompania Vodafone Albania ka çelur aplikimet për programin më të preferuar nga të sapodiplomuarit, programin “Discover Vodafone”. Edhe në këtë edicion, interesimi i të rinjve shqiptarë duket tepër i lartë dhe sipas specialistëve të Burimeve Njerëzore në Vodafone Albania, cilësia dhe përgatitja e të rinjve aplikantë është mbresëlënëse, gjë që rrit ndjeshëm konkurrencën mes tyre dhe bën akoma më të vështirë punën e stafit për të përzgjedhur  më të mirët mes tyre.

Fituesit e programit “Discover” do të kenë mundësinë të hedhin hapat e parë të karrierës së tyre duke punuar për 2 vjet në 2-4 sektorë të ndryshëm të kompanisë Vodafone Albania, dhe të fitojnë njohuri të gjera në lidhje më biznesin e telekomunikacioneve dhe kulturën e punës në një kompani lider global si Vodafone. Por mundësitë nuk do të përfundojnë këtu. Nëse kandidatët fitues tregojnë aftësitë dhe potencialin e duhur gjatë programit "Discover" atëherë ata do të kenë mundësinë të përjetojnë një eksperiencë të vërtetë në rrjetin global Vodafone nëpërmjet programit " Columbus" i cili i ofron një pozicion pune në nivel  ndërkombëtar.

Programi “Discover Vodafone” është një prej shumë projekteve që Vodafone organizon çdo vit me qëllim zhvillimin dhe mbështetjen e të rinjve. Kompania Vodafone eshte ende në kërkim të kandidatëve që kanë ambicien dhe angazhimin dhe që kontribuojnë jo vetëm në ngritjen e një karriere fantastike për ta por edhe të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë nëpërmjet armës më të fortë, dijes.

Nxitoni të bëheni ju një nga fituesit e programit “Discover Vodafone”. Aplikimet vazhdojnë deri në fund të muajit Gusht 2015.

Për më shumë informacion vizitoni: http://www.vodafone.al/vodafone/Graduate_Program_280_1.php

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « MPB: Qytetarët mund të tërheqin dokumentet identifikuese për të votuar dhe në fundjavë
Xhamia e re e Dragostunjës, Rama: Vepër e realizuar me kontributet e besimtarëve dhe jo besimtarëve »
Article Logic
Execution time: 0.014218807220459
array(1) { ["section"]=> string(104) "vodafone-albania-mbeshtet-te-rinjte-me-mundesi-unike-karriere-aplikimet-per-discover-vodafone-2015-13920" }