"Vodafone Albania" ofron mundësi studimi, trajnimi e punësimi

Publikuar tek: aktualitet, më 12:53 24-08-2017

Çfarë mund ta bëjnë të ndjehet i lumtur dhe i sigurtë një të ri? Padiskutim një bursë studimi e mbi të gjitha një ofertë pune, nga ku karriera mund të nisë e mbarë. 

Asgjë nuk dhurohet, por fitohet nga ata që përpiqen e që ia dalin mbanë të jenë më të mirët. Pikërisht për këta të rinj, Vodafone Albania ofron mundësi studimi, trajnimi e punësimi.

Prej 6 vitesh Vodafone Albania ka mbështetur talentet e reja në auditorët e  Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP), pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, me trajnime e praktikë profesionale pranë kompanisë Vodafone Albania, duke u krijuar kështu studentëve kushte optimale, që krahas studimit, të mund të përjetojnë eksperiencën reale në karrierën e ardhshme.

Edhe këtë vit akademik 2017- 2018, Vodafone Albania ka mundësuar bursa studimi bachelor në FASTIP, në Degën Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme.

Ndër 18 të rinj që iu nënshtruan testimeve, u përzgjodhën 10 më të mirët, që do të kalonin në fazën tjetër të përzgjedhjes. Nderkohë për të gjithë kandidatët e përfshirë në proçes, Vodafone Albania i ofron mundësitë e përfshirjes në programe trajnimi për programim dhe gjithashtu 50% zbritje në paketat e ofertave mujore Vodafone.  

Me 21 Gusht u zhvillua konkursi përfundimtar ku ndër 10 të rinj, u përzgjodhën 5 më të talentuarit, që merituan mbështetjen për bursë bachelor si dhe për të zhvilluar praktikën në Vodafone Albania sipas programit të studimit të integruar që ofron FASTIP.

Në këtë ditë studentët kaluan sprova të ndryshme individuale e në grup, intervista e prezantime përballë stafit menaxhues të kompanisë, perkrah të cilëve ata mund të bashkëpunojnë në të ardhmen.

Kjo praktikë bashkëpunimi me FASTIP që si karakteristikë thelbësore ka kombinimin e njohurive që merren në fakultet me përvojën e marrë nga praktika profesionale drejtpërdrejtë në kompani, (50% të kohës një student i FASTIP e konsumon në auditore për formim akademik dhe 50% të kohës e konsumon në kompani për praktikë profesinale), bën që Vodafone Albania të mund të evidentojë kandidatët më të talentuar, e pse jo, për të nisur karrierën në një kompani ndërkombëtare si Vodafone.  

Vodafone Albania në kuadër të orientimit të karrierës do të vazhdojë të ofrojë mundësi bashkëpunimi për të rinjtë e talentuar.

Për më shumë vizitoni faqen zyrtare www.vodafone.al/karriera 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12986612319946
array(1) { ["section"]=> string(64) "vodafone-albania-ofron-mundesi-studimi-trajnimi-e-punesimi-90041" }