Vodafone, wi-fi falas për klientët në plazhet e bregdetit shqiptar

Publikuar tek: aktualitet, më 20:30 01-07-2015 Vodafone, wi-fi falas për klientët në plazhet e bregdetit shqiptar

Edhe këtë verë, të gjithë pushuesit që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet verore në plazhet e mrekullueshme të bregdetit Shqiptar, do të kenë mundësinë të përfitojnë lidhje interneti falas falë valëve Wi-Fi të ofruara nga Vodafone Albania në pjesën më të madhe të plazheve të rivierës Shqiptare.

Duke nisur nga Ksamili e deri në Velipojë, pushuesit dhe turistët do të jenë gjithnjë të lidhur në internet duke aksesuar pa pagesë pikat Vodafone Wi-Fi më lehtë se kurrë vetëm duke ndjekur këto tre hapa:

1. Përzgjidh Vodafone WiFi në listën e rrjeteve që shfaqen.

2. Dërgo SMS me tekst Vodafonewifi në 50222 për t'u regjistruar në Vodafone WiFi.

Regjistrimi do të jetë kryer me sukses në momentin që merr një SMS me fjalëkalimin për të aksesuar Vodafone WiFi në të gjitha vendet ku ai ofrohet.

3. Identifikohu duke vendosur numrin e celularit dhe fjalëkalimin, më pas kliko Lidhu.

Mund të lëvizësh lirisht midis zonave Vodafone WiFi pa qenë e nevojshme të regjistrohesh sërish.

Edhe këtë vit, ashtu si vitin e kaluar, Vodafone Wi-Fi do të bëjë diferencën me cilësinë dhe shpëjtësinë e tij në plazhet dhe zonat më të bukura turistike të vendit, duke plotësuar çdo nevojë dhe kërkesë për komunikim të përdoruesve që këtë verë do të pushojnë në Shqipëri.Në më shumë se 20 zona të bregdetit, falë Vodafone Wi-Fi falas pushuesit mund të lundrojnë në internet, të ndajnë foto me miqtë në rrjetet sociale, të kontrollojnë e-mailin dhe të jenë gjithnjë të lidhur me botën e pakufijtë të internetit

Vodafone është gjithnjë e angazhuar për të ofruar  shërbime dhe lehtësi për turistët me qëllimin e vetëm për të kthyer Shqipërinë në destinacionin e preferuar të Shqiptarëve dhe të huajve, jo vetëm për bukuritë natyrore mahnitëse por edhe për shërbimet cilësore. Së shpejti të gjithë klientët Vodafone do të mund të shijojnë eksperiencën unike të internetit tepër të shpejtë dhe cilësor falë rrjetit Vodafone 4G.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tentuan të trafikojnë drogë drejt Kosovës, arrestohen në kufi dy persona
Kryenin marrëdhënie seksuale te “Kthesa e Kamzës”, procedohen penalisht 18 vjeçari dhe e moshuara »
Article Logic
Execution time: 0.01181697845459
array(1) { ["section"]=> string(71) "vodafone-wi-fi-falas-per-klientet-ne-plazhet-e-bregdetit-shqiptar-15125" }