Vodhën 190 mln lekë te banka në ish-Bllok, pushohen hetimet për Robert Kullën

Publikuar tek: aktualitet, më 14:24 26-05-2017 Vodhën 190 mln lekë te banka në ish-Bllok, pushohen hetimet për Robert Kullën Robert Kulla

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet ndaj Robert Kullës, i cili ishte i akuzuar për vjedhjen e një banke.

Hetimi është pushuar për mungesë faktesh ndërsa Kulla u vu në pranga pasi iu gjetë një shumë e madhe parash.

Në 9 gusht 2016, në një bankë të nivelit të dytë janë vjedhur 190 mln lekë. Të dyshuar për ngjarjen janë A. Babameto dhe Roland Liti.

Të dyshuarit kanë gërmuar në garazhin e një objekti ngjitur me bankën duke krijuar një tunel, i cili lehtësonte hyrjen në bankë.

Autorët u tradhëtuan nga shenjat e gishtrinjve që kishin lënë mbi një shishe uji, të cilën e kishin harruar në vendin e ngjarjes.

Kush është Robert Kulla: 

Robert Kulla, djali i Nehat Kullës, një prej të fortëve më të njohur që kanë komanduar zonën e Linzës në vitin 1997, është një person shumë aktiv në dosjet e Policisë së Shtetit. Në vitin 2005 një operacion i befasishëm i forcave speciale të RENEA-s bëri të mundur vënien në pranga të Nehat Kullës, babait të tij.

Në momentin kur në shtëpinë e Kullës hynë forcat speciale, ky i fundit u gjet në shoqërinë e të birit, Robertit, i cili edhe ai u arrestua.

Burime policore bënë të ditur në atë kohë se Nehat Kulla u arrestua pas nxjerrjes së një vendimi nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ai akuzohet të ketë ekzekutuar në vitin 1998 shoferin i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.

Viktima Halim Gjuzi ka patur probleme me të ashtuquajturin “Gjenerali”, gjatë periudhës kur ishte shofer i kreut të dikasterit blu. Ndërkohë që arrestimi i Robert Kullës, 23 vjeç, u bë pas kontrollit dhe sekuestrimit të armëve që mbaheshin nga at e bir.

Në vitin 2012 Robert Kulla u ndalu si I dyshuar për tentativën e vrasjes së biznesmenit Redi Dizdari. Kulla u ndalua ndërsa lëvizte me makinën e tij bashkë me shtetasin Herigert Çitaku edhe ky  I dyshuar si pjesëmarrës në tentativën për vrasje. Pas verfikimit në polici Robert Kulla u la I lirë pasi pistoleta që u gjet në makinën e tij nuk I përkiste atij por shtetasit Çitaku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mohoi se ngacmoi seksualisht 2 nxënëset, lihet në burg drejtori i shkollës në Berat
Ronaldo prezanton të dashurën e re, por detaji në foto do t’ju lerë pa mend »
Article Logic
Execution time: 0.012086153030396
array(1) { ["section"]=> string(82) "vodhen-190-mln-leke-te-banka-ne-ish-bllok-pushohen-hetimet-per-robert-kullen-80074" }