Vodhën 3500 euro dhe 2 celularë në shtëpinë e të moshuarës në Sarandë, policia jep detaje

Publikuar tek: aktualitet, më 16:32 21-02-2020 Vodhën 3500 euro dhe 2 celularë në shtëpinë e të moshuarës në Sarandë, policia jep detaje Foto ilustruese

Banesa e një të moshuare në Finiq të Sarandës ka rënë pre e një grabitjeje orët e para të mëngjesit të sotëm. 

Tre persona të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë e 73-vjeçares A.Ç., dhe kanë marrë prej aty 3500 euro dhe dy aparate celularë. 

Ndërkohë policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen. 

Njoftimi i policisë

Sarandë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Finiq të Sarandës, 3 persona ende të pa identifikuar janë futur në banesën e shtetases A.Ç., 77 vjeçe dhe kanë arritur të vjedhin një shumë të ardhurash prej 3500 euro si dhe 2 aparatë celularë.

Është ngritur një grup hetimor i cili po merret me zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018663883209229
array(1) { ["section"]=> string(95) "vodhen-3500-euro-dhe-2-celulare-ne-shtepine-e-te-moshuares-ne-sarande-policia-jep-detaje-195981" }