Një ditë pas vjedhjes së shumës prej 40 milion lekësh të vjetra në banesën e një biznesmeni në Fier, policia ka mundur të verë në pranga edhe autorin e dytë.
Një ditë më parë, u arrestua adoleshenti S.K, 15 vjeç, ndërsa sot i është bashkuar në qeli edhe autori i dytë Aris Zhavari, 22 vjeç, banues në lagjen "15 Tetori" Fier.
Lidhur me këtë ngjarje, është shpallur në kërkim edhe një tjetër person, i dyshuar si bashkëpunëror në këtë vjedhje, në banesën e shtetasit D.L, 48 vjeç, banues në lagjen "8 Shkurti".