Policia e Shtetit ka ndaluar sot tre ish-zyrtarë të Prokurimeve Publike në Tiranë.
Ndalimi i tre përsonave vjen pas urdhërit të Prokurorisë së Tiranës, pasi ata akuzohen për falsifikim dokumnetash.
Të ndaluarit janë A. Hysko, K.Kukaj dhe B.Martini, akuzuat që rëndojnë mbi ta janë “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”.
Kukaj i cili ka mbajtur postin e Shefit të Sektorit të Prokurimeve akuzohet se ka abuzuar me projektin e kamerave në Tiranë, duke e rritur koston e tij me 75.8 milionë lekë.
Hysko ka mbajtur postin e specialistit pranë drejtorisë së Prokurimeve Publike, ndërsa Martini ka mbajtur postin e juristes në Sektorin e Prokurimeve.