Vodhën bagëtitë dhe i transportuan me furgon, arrestohen 3 hajdutët (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:58 18-05-2017 Vodhën bagëtitë dhe i transportuan me furgon, arrestohen 3 hajdutët (EMRAT) ilustruese

Policia e Vlorës ka arrestuar 3 shtetas për vjedhje në bashkëpunim, me qëllim përvetësimin e parave midis njëri-tjetrit.

1- Barjam Xhelaj, 61 vjeç, banues në Vlorë.

2- Ilir Meraj, 38 vjeç, banues në Vlorë.

3- Gëzim Shahaj, 63 vjeç, banues në fshatin Peshtan, Fier, janë vënë në prangat e policisë.

Sipas policisë me datë 15.05.2017, në fshatin Mërtiraj, Njësia Administrative Vllahinë - Bashkia Selenicë, gjatë natës, persona të paidentifikuar kanë vjedhur 11 bagëti të trasha (lopë) në stallën e shtetasit P.I., 34 vjeç, me banim në këtë fshat.

Si rezultat i këtij operacioni, pas hetimeve të kryera nga ana e policisë, më datë 18.05.2017 është bërë e mundur identifikimi i menjëhershëm, kapja dhe ndalimi i shtetasve të mësipërm, si autorët e dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.

Në bazë të hetimeve të kryera, ka rezultuar se këta 3 (tre) shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi kanë vjedhur krerët e lopëve, i kanë transportuar ato me ndihmën e automjetit tip Furgon me targë AA 309 GJ në pronësi të shtetasit Ilir Meraj, duke i strehuar në një vend të posaçëm pranë banesës së shtetasit Gëzim Shahaj në fshatin Peshtan të Fierit.

Policia ka gjetur një pjesë të gjësë së gjallë (8 krerë lopë) si dhe ka bllokuar mjetin tip Furgon.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Vjedhja e kryer në bashkëpunim" dhe "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale", parashikuar nga nenet 134/2 dhe 287/b të Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjyqtari Gjin Gjoni i befason të gjithë, si shkoi sot i veshur në gjykatë (FOTO)
“Marrëveshja u arrit, PD heq çadrën nga kryeministria dhe PS ngre çadrën te Presidenca” »
Article Logic
Execution time: 0.010139942169189
array(1) { ["section"]=> string(78) "vodhen-bagetite-dhe-i-transportuan-me-furgon-arrestohen-3-hajdutet-emrat-79090" }