Vodhën diamantë me vlerë 75 milionë euro, arrestohen 7 persona , mes tyre dy gra

Publikuar tek: bota, më 08:14 22-01-2017 Vodhën diamantë me vlerë 75 milionë euro, arrestohen 7 persona , mes tyre dy gra

Shtatë persona, mes tyre 5 burra dhe 2 gra janë vënë në pranga këtë të shtunë pasi dyshohen se kanë vjedhur diamantë me vlerë 75 milionë euro në vitin 2005, në aeroportin Schipol të Amsterdamit. 

Autoritetet holandeze bënë me dije se të arrestuarit, shtetas holandezë, janë vënë në pranga në Amsterdam të Holandës dhe Valanecia të Spanjës.

Anëtarët e grupit ishin veshur si punonjës të aeroportit, grabitën diamantët kur do të ngarkoheshin në një avion. Disa diamantë u morën gjatë ndjekjes me makinë të grabitësve, pjesa tjetër me vlerë 40 milionë euro nuk është gjetur.

Mediat ndërkombëtare deklarojnë se është grabitja më e madhja e këtij lloji e bërë ndonjëherë. Diamantet dhe sende të tjera me vlerë u vodhën në një zonë të sigurisë së lartë të aeroportit. Diamantët do të dërgoheshin në Antuerp të Belgjikës, kryeqyteti europian i diamantëve, në momentin kur grabitësit kryen aktin e tyre 11 vjet më parë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1137101650238
array(1) { ["section"]=> string(83) "vodhen-diamante-me-vlere-75-milione-euro-arrestohen-7-persona-mes-tyre-dy-gra-66244" }