Policia e Elbasanit ka arrestuar dy autorë të dyshuar për vjedhjen e një dyqani në Cërrik. Gjatë momentit të arrestimit autorëve iu janë sekuestruar në flagrancë armë dhe municione. Të arrestuarit janë Adem Balla, 70 vjeç dhe Ramazan Balla, 22 vjeç banues në Cërrik.
Këta shtetas, u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi dyshohen të jenë autor të vjedhjes së dyqanit të shtetasit I.M, vjeç 50, banues në Cerrik, nga ku dyshohet të kenë marrë një sasi lekësh, rreth 15.000 lekë dhe disa paketa cigaresh.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale : dy armë zjarri tip automatik mod.56, një këhër, 1 pushkë mod.56, 85 fishekë mod 56.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” .