Vodhën një makinë dhe dy biznese, arrestohen 3 persona (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:30 20-01-2019 Vodhën një makinë dhe dy biznese, arrestohen 3 persona (DETAJE) Foto ilustruese

Policia e Durrësit arreston tre persona të akuzuar për vjedhjen e një automjeti dhe dy bizneseve.

Burime nga policia bëjnë me dije se Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit të koduar “Ndjekja”, duke arrestuar në flagrancë tre shtetasit J.P, E.P dhe Q.R.

Shtetasit J.P. dhe E.P. dyshohen si autorë të vjedhjes me thyerje të dy bizneseve në Durrës.

Në bashkëpunim me njëri – tjetrin, në datë 19.01.2019, gjatë natës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje një biznes (bulmetore) ku kanë marrë një sasi parash si edhe kanë tentuar të vjedhin një tjetër biznes tregtar (dyqan mishi).

Shtetasi Q.R. dyshohet se ka vjedhur një mjet tip Benz ku në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti, në momentin që shtetasi do ta shiste në një pikë varreza makinash.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023766994476318
array(1) { ["section"]=> string(67) "vodhen-nje-makine-dhe-dy-biznese-arrestohen-3-persona-detaje-149538" }