Arrestohen tre persona në Lushnje, pasi u kapën në flagrancë, teksa vidhnin peshk në një rezervat të fshatit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë Marjus Bushi, 27 vjeç, Vangjel Nushi, 23 vjeç dhe Fredi Shtëmbari, 37 vjeç, banues në fshatin Zhelizhan, Lushnje.
Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Zhelizhan, pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur në bashkëpunim peshk në vaskat e rezervatit në pronësi të shtetasit V.P, 57 vjeç, banues në fshatin Toshkëz Lushnje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Vjedhje".