Vodhën vilat e Arben Ristanit, Flamur Nokës, Petrit Mahos e Saimir Kodrës, arrestohen autorët

Publikuar tek: aktualitet, më 08:32 29-07-2015 Vodhën vilat e Arben Ristanit, Flamur Nokës, Petrit Mahos e Saimir Kodrës, arrestohen autorët Deputetët Ristani e Noka

Dy autorët e katër vjedhjeve të banesave në Gjirin e Lalsit janë arrestuar nga policia.

Bëhet fjalë për Donald Vatnikaj dhe Arnold Karaj. Sipas policisë, dy autorët ishin 3 ditë me pushime te Gjiri i Lalsit dhe aty kanë vjedhur me thyerje 4 banesat. Dy grabitësit kanë hyrë në shtëpinë e deputetit Arben Ristani, deputetit Flamur Noka, biznesmenit Petrit Maho dhe shtetasit Saimir Kodra.

Në shtëpinë e Ristanit kanë grabitur 100 mijë lekë dhe një aparat celular. Në shtëpinë e deputetit Noka nuk kanë arritur të marrin gjë, në shtëpinë e Mahos kanë mundur të grabisin 3 aparatë celularë dhe në shtëpinë e Kodrës kanë marrë 200.000 lekë dhe një celular .

Policia po merr në pyetje autorët për të zbardhur të plotë skemën e grabitjes te Gjiri i Lalsit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari amerikan: Ja pse Kosta Trebicka mund të jetë vrarë…çfarë dinte
Arben Frroku, kërkesë për rekurs në Gjykatën e Lartë »
Article Logic
Execution time: 0.011440992355347
array(1) { ["section"]=> string(96) "vodhen-vilat-e-arben-ristanit-flamur-nokes-petrit-mahos-e-saimir-kodres-arrestohen-autoret-17210" }