Një 53-vjeçar me inicialet, A.Gj është shpallur në kërkim nga Policia e Bulqizës.
Shtetasi në fjalë bën të ditur policia, dyshohet se ka vjedhur depozitën e një Antene të Kompanisë të Telefonisë Celulare në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”, duke marrë rreth 150 litra karburant. Uniformat blu janë vënë në kërkim të 53-vjeçarit, ndërsa po punohet për kapjen e tij, sakaq materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.