Vodhi 22 mijë metra tokë te Plazhi i Vjetër dhe në Ujin e Ftohtë, pranga Vilson Lushajt

Publikuar tek: aktualitet, më 10:50 02-04-2015 Vodhi 22 mijë metra tokë te Plazhi i Vjetër dhe në Ujin e Ftohtë, pranga Vilson Lushajt Foto nga Uji i Ftohte ne Vlore (foto artistike)

Shteti ka një odise të gjatë arrestimesh dhe lirimesh për shtetasin Vilson Lushaj, 45 vjeçarin që banon në Vlorë, dhe të cilin e fut dhe e nxjerr nga burgu sa herë mundet. 

Kështu, drejtoria e policisë së Vlorës njofton se dje e ka arrestuar sërish Vilson Lushajn me akuzën e përvetësimit të 22 mijë metra tokë në pjesën e Ujit të Ftohtë dhe të Plazhit të Vjetër. Policia thotë se ky person e ka përfituar tokën nëpërmjet procedurës së falsifikimit të dokumentave. Vlera e pronës së zënë, sipas policisë, shkon deri në 3 milionë euro. Gjykata e Apelit në Vlorë, ka vendosur rikthimin e këtij shtetasi në burg, për procedurën e falsifikimit të dokumentacionit të marrjes së pronës.

Fillimisht, strukturat e krimit ekonomik të Vlorës e kishin arrestuar në tetor 2013, 45 vjeçarin Lushaj për të njëjtën akuzë. Gjykata e shkallës së parë kishte vendosur masën e arrestit me burg. Policia e kishte sekuestruar tokën e përvetësuar në mënyrë të paligjshme, por meqënëse shtetasi u arrestua edhe njëherë ditën e djeshme, nuk dihet se çfarë është bërë me këtë tokë. Ndaj, dje, policia e Vlorës e arrestoi edhe njëherë Lushajn , i cili tashmë e ka dënimin nga gjykata e Apelit.

Nga toka e përvetësuar në mënyrë të padrejtë, sipas policisë, 20 mijë metra katrorë, janë në zonën e Plazhit të Vjetër, ndërsa pjesa tjetër e tokës, është në Ujin e Ftohtë në Vlorë. Për këtë zonë, qeveria është duke bërë verifikime, për shkak të abuzimeve. Sipas informacioneve, po shikohen nga antikorrupsioni të gjitha dosjet dhe mënyra sesi është dhënë prona. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vazhdon aksioni i paligjshmërisë, tre në pranga, një për ndërtim pa leje, dy për energjinë
“Frroku”/ Nishani: S'komentoj Prokurorinë dhe Kuvendin, të vijojë largimi i personave me rekorde kriminale »
Article Logic
Execution time: 0.012848854064941
array(1) { ["section"]=> string(91) "vodhi-22-mije-metra-toke-te-plazhi-i-vjeter-dhe-ne-ujin-e-ftohte-pranga-vilson-lushajt-7618" }