Vodhi 62 milionë lekë arrestohet ish-punonjësja e postës së Novoselës

Publikuar tek: aktualitet, më 11:57 23-06-2015 Vodhi 62 milionë lekë arrestohet ish-punonjësja e postës së Novoselës

Policia e Vlorës ka arrestuar punonjësen e Postës Shqiptare në Novoselë, pasi ka arritur të "vjedhë" 6.200.000 lekë (të reja), rreth 210 abonentëve të OSHEE-së, banorë të Novoselës, Luiza Mbyeti, vjeç 50, banuese në fshatin Zhukë-Novoselë.

 Gjatë hetimeve te kryera nga Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës duke filluar që prej Janarit të 2015-ës, ka rezultuar se Mybeti ka ushtruar detyrën e arkëtares pranë Postës Shqiptare Vlorë, Filiali Novoselë për periudhën 12.12.2002 deri më 30.09.2009. Gjatë ushtrimit të kësaj detyre, kjo shtetase ka përvetësuar një shumë vlere monetare prej 6.200.000 lekë (të reja). Konkretisht, ka përvetësuar pagesat e energjisë elektrike që abonentët e OSHEE-së, banorë të Komunës Novoselë paguanin pranë Zyrës Postare Novoselë, duke vulosur dhe nënshkruar në librezat e energjisë elektrike të abonentëve të OSHEE, nga ana tjetër, ajo nuk e pasqyronte këtë fakt në listat e arkëtimeve të pagesave të energjisë elektrike duke mos i derdhur në arkë shumat e paguara, e për rrjedhojë duke i përvetësuar këto shuma për vete.

Në kuadër të hëtimeve të Krimit Ekonomik e Financiar rezulton se ky veprim i paligjshëm ka dëmtuar 210 abonentë të OSHEE-së Komuna Novoselë, ku të gjithë vërtetohen me librezat e energjisë elektrike dhe vërtetimet e debisë të lëshuara nga OSHEE. Arrestimi i saj u krye në hyrje të qytetit të Vlorës, ku po lëvizte me bashkëjetuesin e saj me automjetin e tyre, nga Specialistët e Krimit Ekonomik e Financiar. Ajo ishte shpallur në kërkim që prej datës 10 Qershor 2015 dhe menjëherë i është vendosur masa e sigurisë “Arrest në Burg” për veprën penale “Vjedhja e kryer për shkak të detyrës”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vetvritet me armën e shërbimit shefi i anti-narkotikës në Korçë, Erion Bino
Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë, “arrest shtëpie” për gjyqtarin Rasim Doda »
Article Logic
Execution time: 0.013514041900635
array(1) { ["section"]=> string(75) "vodhi-62-milione-leke-arrestohet-ish-punonjesja-e-postes-se-novoseles-14414" }