Arrestohet në flagrancë një person me precedent të mëparshëm për vjedhjen e një automjeti tip “BMW”.
Policia bën me dije se, rreth orës 13:44, ka ardhur një telefonat në numrin e emergjencave 112, se në zonën e njohur si Poligrafiku, tek një servis automjetesh është vjedhur një automjet tip “BMË”.
Menjëherë janë angazhuar shërbimet e Policisë së Tiranës, ku rreth orës 14:10, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, në Laprakë, kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– Niko Zaimi, 31 vjeç, Banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”
Ky shtetas, ka përfituar nga momenti që mekanikët e kishin lënë automjetin tip “BMW”, të ndezur në hyrje të servisit dhe e ka marrë duke u larguar me shpejtësi.
Policia bën me dije se, materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.