Vodhi brenda një automjeti, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:58 12-06-2019 Vodhi brenda një automjeti, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas i cili vodhi brenda një automjeti në Tiranë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 2 arrestuan në flagrancë shtetasin: F. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja ” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme në rrugën “Brigada e 8-të”, ka tentuar të vjedhë në mjetin shtetasit D. D banues në Paskuqan.

Falë reagimit të menjëhershem të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti 3 aparatët celularë që kishte vjedhur në automjetin e shtetasit D.D.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja".

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026040077209473
array(1) { ["section"]=> string(65) "vodhi-brenda-nje-automjeti-arrestohet-34-vjecari-ne-tirane-167947" }