Vodhi dozat e vaksinave anti-COVID dhe ua shpërndau miqve, arrestohet mjeku në SHBA

Publikuar tek: bota, më 17:11 22-01-2021 Vodhi dozat e vaksinave anti-COVID dhe ua shpërndau miqve, arrestohet mjeku në SHBA Mjeku qe vodhi dozat e vaksinave

Një mjek në Teksas të SHBA është shkarkuar nga puna dhe tashmë po përballet me akuza kriminale pasi vodhi një paketim të vaksinës kundër koronavirusit që përmbante nëntë doza.

Hasan Gokal, i cili punonte në sektorin e shëndetit publik, vodhi dozat e kompanisë Moderna, ndërsa për këtë vepër u mburr para një kolegu.

Ky i fundit e ka denoncuar te mbikëqyrësit, me prokurorët që mësuan se mjeku 48 vjeçar ua kishte shpërndarë vaksinat miqve dhe familjarëve.

“Ai e abuzoi pozitën për t’i vendosur në radhë të vaksinimit personat që nuk i janë nënshtruar procesit ligjor për të qenë aty. Ajo që bëri ai ka qenë ilegale dhe për këtë do të mbahet përgjegjës sipas ligjit”, tha kryeprokurorja rajonale Kim Ogg.

Sipas saj, mjeku i dyshuar i injoroi protokollet që kërkojnë përparësi për punëtorët në vijën e parë të frontit kur është fjala për vaksinim kundër Covid-19.

Ndërkohë avokati i mjekut u shprehnse klienti i tij nuk kishte bërë asgjë të gabuar, pasi paketimi ishte i dëmtuar dhe mjeku nuk donte që të shkonin dëm.


 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trump nuk gjen rehat me Melaninë, ajo e turpëron sërish përpara të gjithëve (VIDEO po bën xhiron e rrjetit)
Plas sherri mes infermierëve, njëri prej tyre nuk pranon që të bëjë vaksinën anti-Covid »
Article Logic
Execution time: 0.01195502281189
array(1) { ["section"]=> string(89) "vodhi-dozat-e-vaksinave-anti-covid-dhe-ua-shperndau-miqve-arrestohet-mjeku-ne-shba-235992" }