Vodhi dy ‘Iphone’ dhe një portofol, ja si u zbulua 34-vjeçari tek ‘Komuna e Parisit’

Publikuar tek: aktualitet, më 12:05 23-01-2020 Vodhi dy ‘Iphone’ dhe një portofol, ja si u zbulua 34-vjeçari tek ‘Komuna e Parisit’

Policia e Tiranës ka arrestuar një 34 vjeçar, i cili ka vjedhur në një automjet një portofol dhe dy telefona celular iPhone.

Mësohet se shtetasi me iniciale F.T. është kapur në flagrancë në zonën ‘Komuna e Parisit’, ku i janë gjetur dy telefonat e vjedhur, njërin prej të cilëve ia kishte shitur shtetasit D. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Njoftimi i Policisë:

Vjedh në makinën e një shtetasi portofolin dhe dy celularë, por falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të Komisariatit të Policisë Nr. 2, vihet në pranga autori i vjedhjes.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy telefonat e vjedhur.

Procedohet penalisht edhe 1 shtetas që kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme njërin prej telefonave.

Specialistët për hetimin e  krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin F. T., 34 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Ky shtetas, në orët e pasdites, në zonën "Komuna e Parisit", kishte vjedhur në një automjet një portofol dhe dy telefona celular iPhone.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, lokalizimi i vendndodhjes së tij dhe rreth orës 18:40 ky shtetas u kap në rrugën “Lambi Bonata”.

Në vazhdim të veprimeve hetimore janë gjetur dhe sekuestruar dhe dy telefonat e vjedhur, njërin prej të cilëve ky shtetas ia kishte shitur shtetasit D. M., i cili u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Ndërsa telefonin tjetër Policia e gjeti në një servis, ku ky shtetas e kishte çuar për ta zhbllokuar dhe për ta marrë përsëri.

Në përfundim të veprimeve të para, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.057155132293701
array(1) { ["section"]=> string(86) "vodhi-dy-iphone-dhe-nje-portofol-ja-si-u-zbulua-34-vjecari-tek-komuna-e-parisit-192911" }