Vodhi në lokal, arrestohet tropojani i shpallur në kërkim

Publikuar tek: aktualitet, më 14:04 18-07-2019 Vodhi në lokal, arrestohet tropojani i shpallur në kërkim

Policia e Tiranës ka arrestuar një 46-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje.

Burime nga blutë bëjnë të ditur se në pranga ka rënë, S. M. 46 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në lagjen “Tre Herojntë”, Shkodër.

Sipas policisë për këtë shtetas, Prokuroria kishte lëshuar urdhër ndalimi, pasi dyshohet se në Zall-Herr, Tiranë më datë 02.05.2019 ka vjedhur një sasi prej 100.000 lekësh të reja në lokalin e shtetases S.Z dhe më pas është larguar me mjetin e tij. 

 Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02670693397522
array(1) { ["section"]=> string(63) "vodhi-ne-lokal-arrestohet-tropojani-i-shpallur-ne-kerkim-172598" }