Vodhi një banesë, arrestohet beratsi, çfarë iu gjet në shtëpi

Publikuar tek: aktualitet, më 10:53 02-01-2019 Vodhi një banesë, arrestohet beratsi, çfarë iu gjet në shtëpi Foto ilustruese

Një 31-vjeçar është arrestuar sot, pasi u kap në flagrancë nga policia duke vjedhur një banesë në lagjen “30 Vjetori” në Berat.

Burime nga policia bëjnë të ditur se i arrestuari është 31 vjeçari, me inicialet R.P, banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat mbi të cilin rendojnë akuzat e vjedhjes, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si edhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.

Njoftimi i plotë i policisë:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

R.P, 31 vjeç, banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat.

Arrestimi i tij u krye pasi u kap nga shërbimet e policisë duke vjedhur në banesën e shtetasit, P.Z, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, gjithashtu nga kontrolli fizik që u ushtrua, i’u gjet një thikë dhe një sasi e vogël lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, "Vjedhje" , "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike", "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet 134, 283 dhe 279 të Kodit Penal

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbytet një peshakatar në liqenin e Pogradecit (EMRI)
DEPUTETI surprizon familjen e varfër në Panaja të VLORËS: U rindërton SHTËPINË natën e ndërrimit të viteve (VIDEO – Si ishte dhe si u bë) »
Article Logic
Execution time: 0.011536121368408
array(1) { ["section"]=> string(66) "vodhi-nje-banese-arrestohet-beratsi-cfare-iu-gjet-ne-shtepi-147245" }