Vogëlushi në kampet e ISIS, babai letër publike: Ju lutem më NDIHMONI, LUFTA po ashpërsohet, Alvini ka nevojë urgjente...(E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 06:31 20-10-2019 Vogëlushi në kampet e ISIS, babai letër publike: Ju lutem më NDIHMONI, LUFTA po ashpërsohet, Alvini ka nevojë urgjente...(E PLOTË)

Babai i Alvin Berishës, vogëlushit 11-vjeçar i cili ndodhet në një kamp në Siri, me anë të një letre publike bën apel për ndihmë.

Afrim Berisha në letrën e tij ndër të tjera thotë se Alvini ka nevoje urgjente për ndihmë pasi është i plagosur.

Babai i vogëlushit shprehet se të gjthë po e bëjnë punën e tyre, por ka frikë se lufta në Siri po ashpërsohet dhe koha nuk premton.

"Nëse sot e bëjmë dhimbjen tonë publike, e bëjmë këtë vetëm për t’ju lutur kujtdo mund të na ndihmojë, që të na ndihmojë: duke punuar më shpejt, duke na dhënë informacione mbi gjendjen e Alvinit, duke na mbështetur qoftë edhe me një fjalë të mirë. Sot lutemi e kërkojmë ndihmë. Nesër, larg qoftë i ndodh diçka Alvinit, do kërkojmë llogari", shkruan ai me të thjerash.

Letra e plotë:

Alvin Berisha është një fëmijë shqiptar i cili aktualisht ndodhet në Siri pranë kampit Al Haël.

Në vitin 2014, kur ishte vetëm 5 vjeç, Alvini është çuar në Siri nga e ëma, pa dijeninë e babait. I ati, Afrim Berisha, nuk ka kaluar ditë pa e kërkuar. As lufta, as frika, as largësia, as pengesa ekonomike e as ISIS nuk e kanë ndaluar, me bindjen e me dashurinë që vetëm një baba mund të ketë. Pas pesë vitesh, në 25 shtator 2019, e ka gjetur Alvinin në kamp, e ka përqafuar fort dhe i ka premtuar që tani nuk do ndaheshin më. Por forcat kurde që ruajnë kampin nuk e kanë lejuar që ta marrë me vete, sepse për këtë duhet që aprovimi të kërkohet dhe të merret nga Shteti shqiptar. Alvini është vetëm 11 vjeç, Alvini është i plagosur e ka nevojë për mjekim urgjent, Alvini është i vetmuar, Alvini është i trembur, Alvini duhet të largohet sa më shpejt nga Siria.

Institucionet kompetente shqiptare janë në dijeni të kësaj situate dhe po punojnë për të mundësuar kthimin e tij në Shqipëri. Kemi besim të plotë tek puna që po bëjnë si për Alvinin, si për të gjithë qytetarët e tjerë shqiptarë që ndodhen aktualisht në Siri.

Kemi besim dhe shpresë që nëse të gjithë bëjnë punën e tyre, Alvini do kthehet së shpejti. Por jemi edhe të shqetësuar, sepse lufta në Siri po ashpërsohet dhe koha nuk premton. Në Al Haël ndodhen plot 73.000 veta që jetojnë në një situatë të tmerrshme, e kjo na tremb. Nëse sot e bëjmë dhimbjen tonë publike, e bëjmë këtë vetëm për t’ju lutur kujtdo mund të na ndihmojë, që të na ndihmojë: duke punuar më shpejt, duke na dhënë informacione mbi gjendjen e Alvinit, duke na mbështetur qoftë edhe me një fjalë të mirë.

Sot lutemi e kërkojmë ndihmë. Nesër, larg qoftë i ndodh diçka Alvinit, do kërkojmë llogari.

Me respekt

Afrim Berisha

Avv. Darien Levani

Celulari shqiptar: 00355 06933447510

Celulari italian: 0039 3295327386

Mail: [email protected]

-785-0-5da95446ac2fc.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.25076079368591
array(1) { ["section"]=> string(129) "vogelushi-ne-kampet-e-isis-babai-leter-publike-ju-lutem-me-ndihmoni-lufta-po-ashpersohet-alvini-ka-nevoje-urgjente-e-plote-182746" }