Vogëlushja 7-vjeçare ngre gjithë aeroportin "në këmbë", hipën në avion e vetme pa biletë

Publikuar tek: bota, më 09:52 03-11-2017 Vogëlushja 7-vjeçare ngre gjithë aeroportin

Një vajzë e vogël 7-vjeçare hyri në kontrollin e sigurisë në aeroportin e Gjenevës në Zbicër brënda në avion pa një biletë përpara se të shihej nga një punonjës i cili e dërgoi në polici, thanë oficerët e policisë të mërkurën.

Pas këtij incidenti që mund të shkonte më keq, zëdhënësi i aeroportit të Gjenevës Bernard Stampfli tha që autoritetet po rrisnin masat që të siguroheshin që fëmijët të shoqërohen nga të rriturit kur kalojnë kontrollin e sigurisë.

Në incidentin e të dielës, vajza e vogël ende e paidentifikuar iu shpëtoi prindërve nga duart tek stacioni hekurudhor i Gjenevës dhe iku me tren në aeroport.

Ajo përfitoi nga madhësia e vogël e trupit dhe iu bashkua një personi tjetër që të dukej sikur ishte e shoqëruar nga të rriturit.

Pasi përpjekja e parë dështoi, ajo e provoi përsëri dhe ja arriti, të shkonte tek avioni që udhëtonte për në Korsikë.

Një punonjës brenda në avion e vuri re vajzën dhe kjo gjë vuri në alarm policinë.

Më pas u lajmërua se “një fëmijë i pashoqëruar ka hypur në fluturimin EZS 1305 nga Gjeneva në Ajaccio.”

Masat e reja që do të ndërrmeren konfirmojnë se fëmijët duhet të jenë të shoqëruar nga të paktën një person në kontrollin e sigurisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ISIS merr përsipër sulmin me 8 të vrarë në Manhattan: Autori, ushtari ynë
Probleme me Whatsapp-in? Miliona përdorues në panik, edhe në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.011119842529297
array(1) { ["section"]=> string(91) "vogelushja-7-vjecare-ngre-gjithe-aeroportin-ne-kembe-hipen-ne-avion-e-vetme-pa-bilete-98187" }