Vogëlushja që u shpëtua nga zjarri në Elbasan, mjekët: Ësht֝ë në gjendje të mirë shëndetësore

Publikuar tek: aktualitet, më 13:45 18-06-2019 Vogëlushja që u shpëtua nga zjarri në Elbasan, mjekët: Ësht֝ë në gjendje të mirë shëndetësore

Ekipi i zjarrfikësve dhe urgjenca kombëtare mjekësore kanë shpëtuar vogëlushen që rrezikohej nga zjarri, e bllokuar në një pallat 12 katësh.

Aktualisht e mitura është në gjendje të mirë shëndetësore, pas ekzaminimeve të kryera në spitalin rajonal të Elbasanit.

Elbasan/ Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja profesionale dhe në kohë e Zjarrfikëses, FA-së dhe shërbimeve të Policisë, bëjnë të mundur shpëtimin e një vajze 9- vjeçare.

Në lagjen "Dyle Haxhire" në Elbasan, mesditën e sotme, ka rënë zjarr në apartamentin e shtetasit E. V., që ndodhet në katin e 5 të një pallati

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Si pasojë e tymit dhe flakës, një vajzë 9-vjeçare e cila ndodhej vetëm në banesë, në katin e 8 të këtij pallati, kishte dalë në ballkon duke kërkuar ndihmë.

Në ndihmë të Policisë dhe Zjarrfikëses ka ardhur edhe një helikopter i Forcave të Armatosura.

Falë ndërhyrjes profesionale nga shërbimet e zjarrfikëses, Policisë dhe Forcave të Armatosura, u bë i mundur shpëtimi i shtetases I. M., 9 vjeç, e cila gëzon shëndet të plotë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijojnë veprimet për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041647911071777
array(1) { ["section"]=> string(98) "vogelushja-qe-u-shpetua-nga-zjarri-ne-elbasan-mjeket-esht-e-ne-gjendje-te-mire-shendetesore-168702" }