Fadil Vokrri në ekstazë pas vendimit historik të UEFA-s për antarësimin e Kombëtares së Kosovës.
‘’Ato momente kanë qenë shumë të vështira, por na u hapën dyert edhe për FIFA-n…’’, rrefeu mes emocionesh kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës.
‘’E kishim menduar se ne do të bëhemi anëtarë, mendoj se ky është momenti më i duhur. Një arritje e jashtëzakonshme, duke përfshirë edhe ju mediat.
Ato momentet kanë qenë shumë të vështira. Mendoj që në një votim të tillë, e kemi pasur frikë që do tërhiqej gjithë procesi i votimit dhe kemi diskutuar me të zyrës legale të UEFA-s, se pika e Kosovës është një pikë e veçantë.
Duke marrë parasysh se ishte një votim i vështirë, duke kujtuar edhe votimin e UNESCO-s.
Mund të themi se votimi sot, na hap dyert edhe për FIFA-n në javën e ardhshme.
Futbolli është lojë kolektive, por këtu është një masë e tërë që janë përfshirë, kolegë, donatorë, duke kujtuar edhe ata që nuk janë në mesin tonë.
Jam krenar.
3 qershor jena në Frankfurt, kundër ishujve Faroe, por tashmë ne duhet të na interesojnë gjëra të tjera…’’, rrëfeu menjëherë pas votimit Vokrri.