Vokshi i publikoi videon ku këndonte për Enver Hoxhën, Balla i përvishet demokrates: Nuk paskan turp, ja e vërteta

Publikuar tek: barometri, më 07:39 01-07-2018 Vokshi i publikoi videon ku këndonte për Enver Hoxhën, Balla i përvishet demokrates: Nuk paskan turp, ja e vërteta

Deputetja demokrate publikoi ditën e sotme një video të kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në moshën 12 vjeçare teksa këndonte për diktatorin Enver Hoxha, ndërsa një reagim ka ardhur nga deputeti.

 

Balla ka shpërthyer ndaj Albana Vokshit, teksa ka thënë se ajo nuk ka turp as kur gënjen gjithë ditën.

Socialisti ka vijuar, duke shpjeguar se video është regjistruar në festivalin e Gjirokastrës, ku kjo këngë nuk është kënduar nga ai, por nga dy nxënës të tjerë.

POSTIMI:

Këta nuk paskan as turp kur gënjejnë gjithë ditën dhe as minimumin e dinjitetit njerëzor. Si ka mundësi që as nuk skuqen dhe as kërkojnë ndjesë kur gënjeshtra u del në publik.

Por në respekt të publikut, po sqaroj se një këngë në festivalin e Gjirokastrës për diktatorin nuk është kënduar kurrë nga unë por nga dy nxënës të asaj kohe nga zona e Prrenjasit të cilët quhen A.Belba dhe A. Omeri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.2206711769104
array(1) { ["section"]=> string(118) "vokshi-i-publikoi-videon-ku-kendonte-per-enver-hoxhen-balla-i-pervishet-demokrates-nuk-paskan-turp-ja-e-verteta-126344" }