Vokshi: Qeveria harxhon 1 mln euro për laboratorët, Beqaj tetë privatit

Publikuar tek: politike, më 23:00 17-12-2016 Vokshi: Qeveria harxhon 1 mln euro për laboratorët, Beqaj tetë privatit

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, thotë se votimi i amendamentit të LSI për koncesionin e laboratorëve nuk pengonte kalimin e tij në Kuvend.

Sipas saj nëse do kishte vullnet që të bllokohej nisma e Ministrisë së Shëndetësisë, atëherë duhet të mblidheshin votat për të mos kaluar buxhetin për 2017.

Vokshi: Është bërë një zhurmë e paqenë për amendamentin, praninë e deputetëve të PD, votimin. Nuk ka zë më vete në buxhetin e shtetit për PPP. Dhe për laboratorët nuk ka buxhet më vete. Nuk kishim pse të votonim në fund të ditës, amendamenti ligjërisht nuk kishte pse të votohej. PD në mënyrë të përsëritur ka kërkuar transparencë me këtë dhe tre koncesionet e tjera sepse janë 400 mln euro që në vend se të shkojnë për qytetarët shqiptarë shkojnë për katër klientë, miq, sponsor të Kryeministrit.PD ka qenë dhe është e vendosur kundër këtij koncesioni. Këtë e dëshmoi vota kundër e PD për ligjin e buxhetit të shtetit. Me këtë ka votuar kundër koncesionit për laboratorët dhe koncesionet e tjera, kundër këtij buxheti klientelist dhe antisocial. Një votim i një amendamenti nuk e rrëzonte këtë koncesion, nëse do kishim mbledhur votat kundër buxhetit atëherë po.

Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë tha sa ky lloj partneriteti bën që privati të ketë vetëm përfitime dhe të mos mbartë asnjë lloj risku.

Për Vokshin, kjo është afera dhe pazari i rradhës i Ministrit të Shëndetësisë që bashkë me tre koncesionet e mëparshme çon 400 milion euro në xhepat e klientëve dhe sponsorve të Kryeministrit.

Vokshi: Në seancën e fundit ku u diskutua buxheti i shtetit 2017 nuk ka qenë i planifikuar si linjë më vete koncesioni i laboratorëve. Por ne dinim që Beqaj brenda parave të shëndetësisë kishte planifikuar 8 mln euro për këtë koncesion apo shërbim që do ti jepet privatit.Ky lloj partneriteti bën që privati të ketë vetëm përfitime dhe të mos mbartë asnjë lloj risku. Për PPP puna e Ministrisë ka nisur që në fillim të 2015 me anë të një marrëveshje për studim fizibiliteti me një konsulent të IFC. Është bërë në terr informativ, Ministri ka refuzuar në vijë në Komision, nuk ka pranuar të ballafaqohet me specialistët e fushës, nuk ka përfshirë asnjë grup interesi.Ku nuk ka transparencë ka dyshime që një aferë e madhe korruptive po planifikohet.

Kush është arsyeja që po u fsheh specialistëve atë që po bën? Lë për të dyshuar se ai po harton diçka që nuk duan ta marrin vesh të tjerët. Kam kërkuar të më vihet në dispozicion një kopje e studimit, është përfunduar në dhjetor 2015 dhe është mbajtur i fshehtë.Ministri ka refuzuar të më vërë në dispozicion këtë studim, e ka sjellë vetëm ditën që është bërë seanca me të dhëna konfidenciale. Beqaj e do informacionin për vete për të bërë pazarin e rradhës si me tre koncesionet e tjera. Eksperiencat në vende të tjera thonë se nuk kanë pasur sukses. Më shumë ka pasur hije sesa dritë në këtë koncesione. Ky koncesion po eksperimentohet për herë të parë, nuk ka përfshirë MASH.Kjo është afera e rradhës. Qeveria tani harxhon 1 mln euro për laboratorët nën vit, këta planifikojnë 8 mln euro.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094280242919922
array(1) { ["section"]=> string(75) "vokshi-qeveria-harxhon-1-mln-euro-per-laboratoret-beqaj-tete-privatit-62984" }