Vokshi s’lëshon foltoren, ndërhyn Spaho! S’mban më Ruçi: Zonjë ulu! (E NDËSHKON KEQ)

Publikuar tek: politike, më 12:02 09-11-2017 Vokshi s’lëshon foltoren, ndërhyn Spaho! S’mban më Ruçi: Zonjë ulu! (E NDËSHKON KEQ)

Ka nisur me tension e përplasje të forta seanca e sotme plenare mes deputetes Albana Vokshi dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.

“Molla e sherrit” u bë interpelanca e Mirela Kumbaros që sipas Vokshit po bëhet për të tërhequr vëmendjen nga problemet aktuale.

Vokshi kërkoi të fliste nga foltorja por iu ndërpre fjala nga Ruçi, pavarësisht ndërhyrjes edhe të demokratit Edmond Spaho. Megjithatë deputetja nuk e lëshoi foltoren për disa minuta duke bërë që kreu i Kuvendit të marrë masën “vërejtje” për deputeten.

Edmond Spaho: Zonja Vokshi ka për të shprehur diçka në lidhje me procedurat në Kuvend dhe është në të drejtën e saj për të folur 3 minuta, veprimi juaj nuk është korrekt, ju lutem jepini fjalën.

Ruç-Vokshit: Dëgjo deputete, (lexon nenin për procedurë). Fjala jote s’ka të bëjë me zbatimin e rregullores, nuk e kërkove për diskutim rend dite. Keni dy minuta që keni bllokuar foltoren, do marr masë.

(Vokshi nuk lëshon foltoren)

Ruçi: Ke dy minuta ke bllokuar foltoren ke vërejtje, 5 minuta pushim që zonja ta kuptojë që po shkel rregulleren para se të marr masë tjetër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009915828704834
array(1) { ["section"]=> string(84) "vokshi-s-leshon-foltoren-nderhyn-spaho-s-mban-me-ruci-zonje-ulu-e-ndeshkon-keq-98926" }