“VOL-VO 4”, Krimet e Rënda: 24 të arrestuar në burg, 8 në arrest shtëpie. Në burg edhe dy ish-deputetët

Publikuar tek: barometri, më 08:08 25-10-2018 “VOL-VO 4”, Krimet e Rënda: 24 të arrestuar në burg, 8 në arrest shtëpie. Në burg edhe dy ish-deputetët

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masat e sigurisë për 34 të arrestuarit e operacionit “Vol-vo 4”, mes tyre edhe dy ish deputetetë socialistë.

 

Krimet e Rënda kanë vendosur të lënë në burg dy ish deputetët, Arben Çuko dhe Arben Ndoka të akuzuar përkatësisht Çuko për korrupsion pasiv dhe Ndoka për përvetësim të pronave në bregdet.

Sakaq, për 8 nga të arrestuarit është dhëmë masa arrest shtëpie ndërsa 2 janë lënë në detyrim paraqitje, ndër ta edhe motra e Arben Ndokës, Mimoza Ndoka e cila ka një foshnje të mitur.

Avokati Maks Haxhia kundërshton procesin dhe thotë se janë shkelur procedurat. Haxhia ka shkuar deri aty sa të hedhë dyshime se procesi mund të jetë i montuar politikisht.

Pjesë nga Deklarata e Haxhisë pas përfundimit të procesit:

Janë montuar fakte dhe është skandaloze, janë montuar fakte që s’kanë të bëjnë fare me përgjimet. Prangaj kërkova edhe prezencën tuaj, ky është një proces i montuar. U hodhën edhe ide të tilla që e gjithë kjo bëhet për një shoë, që ne jemi kurban i integrimit…

Nuk ka mundësi që të jepet rryshfeti në mars dhe transferimi të bëhet në korrik. Nuk jepen fakte por thuhet se ka një ndërhyrje që bazohet në përgjime por nuk përmendin që transferimi është bërë pas gjashtë muajsh.

Me aq sa e kam parë unë fashikujt, është skandaloze të pretendohet që këtu ka të përfshirë zyrtarë të lartë apo kryetarë bashkie.

Për vëllezërit Avdylaj nuk jepet asgjë, ku e kanë aktivitetin e krimit. Janë biseda të shkëputura.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025558948516846
array(1) { ["section"]=> string(104) "vol-vo-4-krimet-e-renda-24-te-arrestuar-ne-burg-8-ne-arrest-shtepie-ne-burg-edhe-dy-ish-deputetet-139015" }