Voltana Ademi akuza Policisë: Në Liqenin e Shkodrës gjuetia e zogjve me çifte nuk pushon, lëshimi ‘pa duar’ i situatës është skandaloz

Publikuar tek: aktualitet, më 07:29 30-10-2020 Voltana Ademi akuza Policisë: Në Liqenin e Shkodrës gjuetia e zogjve me çifte nuk pushon, lëshimi ‘pa duar’ i situatës është skandaloz Liqeni i Shkodres

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ngre shqetësimin se në Liqenin e Shkodrës gjuetia e paligjshme e zogjve nuk pushon.

Ademi thotë se ka njoftuar Policinë e Shtetit dhe atë Kufitare por sipas saj lëshimi “pa duar” i situatës është skandaloz.

“Në Shkodër në Liqenin e Shkodrës gjuetia e paligjshme e zogjve, me çifte nuk pushon, me “breshëri”.

Po dëmtohet rëndë fauna e rrallë e liqenit më të madh të Ballkanit.

Kam komunikuar me policinë kufitare dhe të rendit. U kam kërkuar monitorimin dhe kontrollin me përgjegjësi. Lëshimi “pa duar” i situatës është skandaloz, i pafalshëm”, shkruan Voltana Ademi, kryebashkiake e Shkodrës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reshje shiu në relieve malore dhe kthjellime në pjesën tjetër të vendit, mësoni si do të jetë dita sot dhe nesër
E rëndë në Lezhë, i vendoset tritol shtëpisë së gazetarit Elidon Ndreka, ngjarja pas mesnate »
Article Logic
Execution time: 0.01306414604187
array(1) { ["section"]=> string(137) "voltana-ademi-akuza-policise-ne-liqenin-e-shkodres-gjuetia-e-zogjve-me-cifte-nuk-pushon-leshimi-pa-duar-i-situates-eshte-skandaloz-225746" }