Voltana Ademi ashpërson tonet: Në 1 korrik ose të gjithë në burg, ose një eksod i dytë

Publikuar tek: politike, më 19:48 20-06-2019 Voltana Ademi ashpërson tonet: Në 1 korrik ose të gjithë në burg, ose një eksod i dytë

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka ashpërsuar tonet nga qyteti i Shkodrës, aty ku pak më parë janë regjistruar përplasje të forta mes militantëve të PD dhe policisë.

Pas përplasjeve me efektivët e RENEAS, Ademi në një deklaratë për mediat tha se në 1 korrik ose të gjithë qytetarët do të futen në burg politik, ose të gjithë do të marrin arratinë.

Më 1 korrik ose jemi të gjithë në burg politik ose do të marrim arratinë, do të kemi një eksod të dytë nga e gjithë Shqipëria. Kjo qeveri ia ka kaluar edhe Enver Hoxhës. Ju nuk mund t’i përdhunoni njerëzit e qytetit të Shkodrës', u shpreh Voltana Ademi.

Në orën 19:45 në qendër të qytetit të Shkodrës kryeministri Rama do të zhvillojë një miting me strukturat e PS, ku do të prezantohet kandidati i kësaj force politike për bashkinë, Valdrin Pjetri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027675151824951
array(1) { ["section"]=> string(91) "voltana-ademi-ashperson-tonet-ne-1-korrik-ose-te-gjithe-ne-burg-ose-nje-eksod-i-dyte-169048" }