Voltana Ademi mban fjalën para protestuesve në bashki: Do jem në detyrë deri në momentin kur të bëhen zgjedhje të vërteta

Publikuar tek: politike, më 13:09 19-08-2019 Voltana Ademi mban fjalën para protestuesve në bashki: Do jem në detyrë deri në momentin kur të bëhen zgjedhje të vërteta

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës ka mbajtur fjalën e saj para mbështetësve të PD-së, të cilët ndodheshin brenda ambjenteve të bashkisë.

Ademi është shprehur se do të jetë në detyrë si kryebashkiake deri në momentin kur të sigurohen zgjedhje të lira jo vetëm në Shkodër por në të gjithë Shqipërinë.

Sakaq, konstituimin e sotëm të këshillit të ri, ajo e ka cilësuar si mbledhje farsë.

'Qyteti i Shkodrës është qyteti, dhe bashkia e qytetarëve të Shkodrës dhe askujt tjetër dhe të gjithë bashkë kemi detyrën dhe ta duam vendin tonë. Shkodra më shumë se gjithëkush e ka demostruar këtë dhe unë jam shumë e emocionuar për këtë. Votimet e 30 qershorit një farsë për Shkodrën dhe për gjithë Shqipërinë do të zhbëhen, këtë e thotë populli. Në të ashtëquajturtën mbledhje farsë, biles edhe kriminale kurrësesi askush nuk mundet të dalë mbi vullnetin e njerëzve. Ajo që ka ndodhur sot në Shkodër do të zhbëhet. Nuk lejojmë një uzurpator të pushtojë qytetin. Për këtë e kanë meritën vetëm njerëzit, ata që e kanë demostruar, shkodranët. Unë nuk lodhem së falenderuari sepse Shkodra meriton shumë. Ne do të vazhdojmë të gjithë bashkë ta duam qytetin. Do të kem detyrën që të jem kryetare e bashkisë deri në momentin sa më të shpejtë për të gjithë ne edhe për të gjithë Shqipërinë, që të sigurojmë zgjedhje të vërteta. Ajo që demostroi Shkodra është në të gjithë Shqipërinë dhe ne nuk mund ta lejojmë këtë. Kjo që u bë sot është një demostrim i së vërtetës. Nuk mundet askush të vendosë në emrin e popullit, tha Ademi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037002086639404
array(1) { ["section"]=> string(127) "voltana-ademi-mban-fjalen-para-protestuesve-ne-bashki-do-jem-ne-detyre-deri-ne-momentin-kur-te-behen-zgjedhje-te-verteta-175780" }