Voltana Ademi nuk i dha leje, Rama paralajmëron përplasje në Shkodër: Mund të ketë PLAN për një 2 PRILL tjetër sot  

Publikuar tek: aktualitet, më 12:03 20-06-2019 Voltana Ademi nuk i dha leje, Rama paralajmëron përplasje në Shkodër: Mund të ketë PLAN për një 2 PRILL tjetër sot  

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në Kuvend mos dhënien e lejes nga kryebashkiakja e Shkodrës për takimin që ky i fundit ka organizuar këtë pasdite në këtë qytet.

Teksa i është referuar situatës së rëndë, Rama ka kërkuar nga të vetët që të tregohet vetëpërmbajtje. Ndërsa ka aluduar se plani i opozitës mund të jetë edhe përsëritja e 2 prillit 1992, e njohur si masakra e fundit e komunizimit, ku u vranë 4 dëshmorë të Demokracisë.

"Të jemi të vetëvendosur dhe të vetëpërmbajtur. Mbase plani është për të bërë një 2 prill tjetër sot mbasdite. Historia ka treguar se asgjë nuk ka ndryshuar në kokën e atij që është lideri suprem i PD, dhe fatkeqësisht ky është edhe rezultati i përfshirjes skandaloze të atij që sot është në zyrën e Presidentit por e ka humbur të drejtën të qendrojë duke i hedhur benzinë zjarrit", tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034271001815796
array(1) { ["section"]=> string(119) "voltana-ademi-nuk-i-dha-leje-rama-paralajmeron-perplasje-ne-shkoder-mund-te-kete-plan-per-nje-2-prill-tjeter-sot-168997" }