Voltana Ademi pozitive me Covid-19, Veliaj e këshillon: Merr shumë vitaminë C dhe D

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:47 22-09-2020 Voltana Ademi pozitive me Covid-19, Veliaj e këshillon: Merr shumë vitaminë C dhe D Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i ka uruar shërim të shpejtë kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, pasi kjo e fundit u konfirmua pozitive me Covid-19.

I pyetur gjatë një interviste në ABCNEËS se çfarë i këshillon koleges së tij, Veliaj tha se duhet të marrë shumë vitaminë C dhe D.

Edhe pse jo i kënaqur me mënyrën se si e trajtuan çështjen e tij (kur u prek me covid), Veliaj tha se mbi të gjitha duhet të mbizotërojë njerzëlliku mes njeri-tjetrit.

"Së pari i uroj shërim të shpejtë. Është e rëndësishme që të prevalojë njerzëlliku. Kjo nuk ndodhi me mua. Filluan me lloj lloj çudirash "shikoni si është nxirë, më bënë të vdekur në Turqi etj etj. Unë nuk dua të bëj kështu, ndaj i uroj Voltanës shëndet të plotë, asaj dhe familjes, jetë të paqtë. I këshilloj që të marri shumë vitaminë C dhe D, të ndjekë këshillat e mjekëve. Unë vetë jam ndjekur nga mjekët e Covid-2", tha Veliaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013473033905029
array(1) { ["section"]=> string(88) "voltana-ademi-pozitive-me-covid-19-veliaj-e-keshillon-merr-shume-vitamine-c-dhe-d-221268" }