“Volvo” tërheq 60 mijë automjete në 40 vende

Publikuar tek: bota, më 14:34 21-02-2016 “Volvo” tërheq 60 mijë automjete në 40 vende

Gjigandi automobilistik “Volvo” ka tërhequr  59 mijë vetura nga 40 vende për shkak të një mosfunksionimi të sistemit elektronik, duke çuar në ndërprerjen e motorit, tha të shtunën një zëdhënës i kompanisë.

Sipas zëdhënësit, do të tërhiqen modelet Volvo dizel nga seria e 60-të dhe 70-të, që dolën në treg në vitin 2015. Shumica e makinave janë të shitura në Suedi, Britani të Madhe dhe Gjermani, raporton Albinfo.

Të dhënat e para në lidhje me problemet ishin raportuar në media suedeze. Siç është shpjeguar nga përfaqësues të kompanisë, nuk është raportuar dhe regjistruar ndonjë incident i mosfunksionimit të sistemeve elektronike në makinat ’’Volvo’’.

Kompania suedeze ’’Volvo’’, me seli në qytetin e Goteborgut, u themelua në vitin 1927 dhe është një nga prodhuesit kryesor të makinave, kamionëve, autobusëve. ’’Volvo’’ punëson rreth 100.000 njerëz.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jeb Bush tërhiqet nga gara për president të SHBA-së
Grabitet argjendaria gjatë pushimit të drekës, dëmi më shumë se 1 milion dollarë »
Article Logic
Execution time: 0.019427061080933
array(1) { ["section"]=> string(48) "volvo-terheq-60-mije-automjete-ne-40-vende-33155" }