Prej disa kohësh pasagjërt të cilët udhëtojnë me linja detare kanë shfaqur pakënaqësi me mënyrën se i oporojnë autoritetet në portet e vendit tonë. Në mbrojtje të të drejtave pasagjerëve është edhe ish deputiteti Arben Malaj, i cili ka akuzuar për abuzim administratorët e disa prej kompanive pubulike.
“Vendet europiane nuk po pengojnë emigrantët dhe nuk po i lënë në det, administratorët shqiptare lëne në mes të detit disa qindra udhëtare ku ka edhe shumë te moshuar dhe njerëz me probleme shëndetësore.
Autoritetet portuale ndaj tragetit mund të kenë shumë pretendime të drejta ligjore, por ndaj pasagjereve në këto tragete kanë detyrimin numër një , t’ju eleminojnë çdo vonese, t’ju eleminojnë çdo kosto shtese, tu eleminojnë çdo pasiguri, risk potencial edhe shendetësor.
Rregulli nëpërmjet abuzmit të administratës publike nuk është rregull, por arrogancë që prodhon për qytetarët situata të vështira sociale dhe ekonomike” , shkruan Malaj në “Facebook”.
Malaj ka kërkuar që t’ju jepet zgjidhje urgjente këtyre vonesave, “duhet gjetur dhe penalizuar ai që abuzon me detyrën dhe që nuk ndan dot detyrimet primare njerëzore ndaj pasagjerëve me pergjegjësinë për ta parandaluar shkeljen e ligjit nga kushdo.”
Edhe sot linja Red-Star, ka mbërritur në port që prej orës 05:00 të mëngjesit por nuk është ankoruar , pasi autoritetet detare pretendojnë se nuk ka respektuar orarin e nisjes.