Vorbulla polare: Parashikimi i motit sipas satelitëve deri në fund të janarit, pritet vetëm të përkeqësohet (Foto-Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:24 04-01-2019 Vorbulla polare: Parashikimi i motit sipas satelitëve deri në fund të janarit, pritet vetëm të përkeqësohet (Foto-Video)

Moti i pazakontë me temperatura të ftohta ka përfshirë një pjesë të madhe të kontinentit europian, pritet të vijojë dhe të përkeqësohet gjatë mesit dhe fundit të janarit.

Temperaturat më të ulëta se zakonisht shkaktohen nga fenomeni i ngrohjes së papritur stratosferike, ku temperatura rritet me disa dhjetra kelvin brenda pak ditësh, duke shkaktuar lëvizjen e masave të ftohta ajrore nga Poli i Veriut.

Vorbulla polare tashmë ka mbërthyer Europën dhe pritet të sjellë temperatura më të ulëta se mesatarja gjatë mesit të Janarit, raporton newsbomb.al.

ecmwf-ens_T850a_nhem_10.png

Sipas parashikimit bazuar në modelet satelitore, vorbulla polare pritet të ndahet në dy pjesë mbi kontinentin europian ndërsa efektet do të ndjehen pas datës 10 Janar.

Gadishulli i Ballkanit nuk bën përjashtim. Nga data 15 deri në 20 Janar i ftohti i acartë do të nisë të shpërndahet drejt perëndimit dhe jugperëndimit të kontinentit, duke sjellë rreshje të shumta dëbore por edhe ciklone.

gfs-ens_T850aMean_eu_12.png

Në videon më poshtë mund të shihet gjendja aktualisht mbi Ballkan, detin Adriatik dhe Itali:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngrica dhe borë, ja si do të jenë temperaturat nesër
Moti i keq 'pushton' jugun, bora vështirëson qarkullimin »
Article Logic
Execution time: 0.01570200920105
array(1) { ["section"]=> string(123) "vorbulla-polare-parashikimi-i-motit-sipas-sateliteve-deri-ne-fund-te-janarit-pritet-vetem-te-perkeqesohet-foto-video-147528" }