Vorpsi u betua te noterja, Meta thërret në Presidencë Xhaferrllarin dhe dy anëtaret e tjera të Gjykatës Kushtetuese

Publikuar tek: politike, më 14:45 14-11-2019 Vorpsi u betua te noterja, Meta thërret në Presidencë Xhaferrllarin dhe dy anëtaret e tjera të Gjykatës Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta thërret për betim tre anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Bëhet fjalë për Elsa Toskën, Marsida Xhaferllarin dhe Fiona Papajorgjin.

Raportohet se ceremonia e betimit do të zhvillohet në Presidencë dhe për këtë ftohen të jenë të pranishëm dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese. Betimi do të bëhet për Toskën në orën 19:00, për Xhaferrllarin në 19:30, ndërsa për Papajorgjin në 20:00.

Kjo thellon akoma më tepër ngërçin pasi Xhaferrllari u dekretua nga Meta në vendin e Arta Vorpsit. Kreu i Shtetit la të kuptohej dje se nuk do ta betonte Vorpsin dhe kjo e fundit u betua para Xhaferrllarit në një noteri në Tiranë.

Njoftimi:

MBI ORGANIZIMIN E CEREMONISË SË BETIMIT TË GJYQTARËVE TË RINJ TË GJYKATËS KUSHTETUESE. 

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në mbështetje të nenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, ka vendosur të thërrasë sot për betim, përpara Presidentit të Republikës, anëtarët e rinj të zgjedhur të Gjykatës Kushtetuese.

Zonja Elsa Toska e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese me Vendimin nr. 133/2019 datë 11.11.2019 të Kuvendit të Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot në datë 14.11.2019, ora 19:00.

Zonja Marsida Xhaferllari, e emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11350, datë 13.11.2019, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot në datë 14.11.2019, ora 19:30.

Zonja Fiona Papajorgji e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese me Vendimin nr. 134/2019, datë 11.11.2019 të Kuvendit të Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot më datë 14.11.2019, ora 20:00.

Ceremonia e betimit zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe për këtë ftohen të jenë të pranishëm dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076210498809814
array(1) { ["section"]=> string(121) "vorpsi-u-betua-te-noterja-meta-therret-ne-presidence-xhaferrllarin-dhe-dy-anetaret-e-tjera-te-gjykates-kushtetuese-185883" }