Vota e emigrantëve, Balla nga Kuvendi: S’gjej arsye se pse demokratët e paepur bashkë me Xhelal Mziun s’pranojnë

Publikuar tek: politike, më 10:58 28-01-2021 Vota e emigrantëve, Balla nga Kuvendi: S’gjej arsye se pse demokratët e paepur bashkë me Xhelal Mziun s’pranojnë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga Kuvendi ka folur edhe për zgjidhet e 25 prillit dhe votën e emigrantëve.

Ai tha se KQZ duhet të ndjekë Kushtetusën dhe të mundësojë votën e shqiptarëve që janë emigrant me anë të postës. Ai solli shembullin e Kosovës që do mbajë zgjedhjet me 14 shkurt dhe do të lejojë votimin me postë, teksa tha se nuk e kupton se përse PD dhe LSI janë kundër votës së emigrantëve.

“Kemi bërë një ndërhyrje për të mundësuar pensionistëve një bonus në kuadër të festave. E të thuash e bënë për vjedhje. Çvedhje o derzi? Ky është një shpërblim që jepet për pensionistët. Dhe kjo është shembulli më i keq i politkës që ja fut kot gjithë ditën pa ditur për çfarë diskutohet. Qeveria ka ndërhyrë për të bërë shpërblimin e pensionistevë.

Është detyrim i KQZ që të zbatojë kushtetutën, për dhënien të së drejtës së qytetarëve që jetojnë jashtë. Vota me postë edhe në SHBA funksioni. Edhe në Kosovë në 14 shkurt funksionin më së miri. S’gjej arsye se pse ju demokratët e paepur bashkë me Xhelal Mziun nuk pranoni që vota jashtë territorit të mundësohet. Është pikë turpi për PD që të vazhdojë bashkë me patericën e vetë LSI ta kundërshtojë. I bën nder zgjedhjeve në Shqipëri. Ju uroj suksese partive të reja të krijuara së fundi, në larminë e spektrit të djathtë në Republikën e Shqipërisë. Faleminderit”, tha Balla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Del sondazhi për votuesit e Tiranës, ja si do të ndaheshin deputetët mes PS, PD dhe LSI nëse zgjedhjet bëhen sot
Hajdari SHPËRTHEN në Kuvend: Çdo banor i Elbasanit i di me detaje krimet e 4 bandave në këtë qytet, si ka mundësi që policia nuk di gjë? »
Article Logic
Execution time: 0.011193037033081
array(1) { ["section"]=> string(117) "vota-e-emigranteve-balla-nga-kuvendi-s-gjej-arsye-se-pse-demokratet-e-paepur-bashke-me-xhelal-mziun-s-pranojne-236705" }